Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNdalesa për grupim të më shumë se 4 personave, këto janë përjashtimet

Ndalesa për grupim të më shumë se 4 personave, këto janë përjashtimet

Vendimi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për ndalesë të grupimit të më shumë se katër personave, respektivisht grupimit në parqe, sipërfaqe publike dhe çdo vend tjetër publik gjatë 24 orëve ka përjashtime. Qeveria njofton se vendimi nuk vlen për:

1. Për prindër me fëmijë nga e njëjta familje.

2.Gjatë organizimit të leksioneve në ambient të hapur, si pjesë e arsimimit formal në institucione arsimore dhe institucione për kujdes të fëmijëve.

3.Në pikat për pritje të transportit publik.

4.Gjatë trajnimeve profesionale sportive dhe garave.

5.Gjatë organizmit dhe mbajtjes së mbledhjeve zyrtare (takime, punëtori, trajnime, konferenca, sesione, etj.) Të cilat janë të nevojshme për të siguruar funksionimin e vazhdueshëm të institucioneve, subjekteve të biznesit dhe organizatave të tjera.

6.Gjatë kryerjes së detyrave nga punonjësit në shërbimet thelbësore, si policia, ushtria, shërbimi zjarrfikës, sektori i sigurisë, shëndetësisë, etj.

7. Për personat që ndërsa ofrojnë ndihmën e parë në kushte të rrezikshme për jetën.

8.Kur personat presin pranë ndonjë objekti të ndonjë operatori ekonomikë për të kryer ndonjë shërbimi, mirëpo duke ruajtur distancën minimale të lejuar prej të paktën 1.5 deri në 2 metra.

9.Për kryerjen e veprimtarive të tjera që përcaktohen dhe zhvillohen me respektimin e detyrueshëm të masave të përkohshme, protokolleve, të miratuara nga qeveria. (https://vlada.mk/protokoli-koronavirus).

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!