Ja në cilat qytete të Maqedonisë kishte dridhje të fuqishme nga tërmeti (FOTO)

0
41

Në ora 04:54 minuta Maqedonia e Veriut u dridh nga një tërmet me intensitet 5.5 ballë, sipas shkallës së Rihterit. Epiqendra e tërmetit është në fshatin Leunovo të Mavrovës.

Dridhjet e fuqishme janë ndjerë më shumë në rajonin e Tetovës, Gostivarit, Shkupit. Tërmeti është ndjerë edhe në Shqipëri. Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale e as njerëzore.