Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniQeveria solli vendim: Ndalohet grupimi i më shumë se 4 personave në...

Qeveria solli vendim: Ndalohet grupimi i më shumë se 4 personave në ambiente të hapura

Në seancën e sotme të 18-të, Qeveria miratoi disa vendime dhe konkluzione në lidhje me masat për të parandaluar dhe mbrojtur nga përhapja e koronavirusit, përfshirë ndalimin e grupimit të më shumë se katër personave në ambient të hapur gjatë tërë ditës.

“Në seancën e sotme, Qeveria solli vendim për të ndaluar mbledhjen në grupe (grupim) të më shumë se katër personave në ambient të hapur, pra nëpër parqe, zona publike ose kudo në ambient të hapur dhe në vend të pas orës 21:00, ndalimi do të zgjasë gjatë tërë ditës, një javë e tërë dhe me përjashtime të përcaktuara saktësisht nga kjo ndalesë”, informojnë nga Qeveria.

Në seancë u konkludua se ish-zyrtarët e Armatës, mbi moshën 45 vjeç, duhet të përfshihen në mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë në ruajtjen e rendit të institucioneve shëndetësore.
“U vendos që Ministria e Mbrojtjes, për nevojat e Ministrisë së Shëndetësisë në menaxhimin me pasojat nga sëmundja ngjitëse Kovid-19 për një periudhë të caktuar kohe do të heqë dorë nga një numër i caktuar të automjeteve sanitare”, kumtojnë nga Qeveria.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!