Autoritetet malazeze vendosën një shtetrrethim nate në kryeqytet, duke filluar nga sot, në një përpjekje për të frenuar ringjalljen e COVID-19.
Banorët e Podgoricës, si edhe ata të Cetinjes nuk do të mund të lënë shtëpitë e tyre midis orës 22:00 dhe 05:00, si edhe të vizitojnë anëtarët e një familje tjetër.
Baret dhe restorantet në këto dy qytete do të mbyllen, me përjashtim të shërbimi të shpërndarjes në shtëpi.
Ky forcim i masave u vendos pas një rritje të numrit të rasteve javët e fundit në Malin e Zi, i cili ka një normë infektimi për 100 000 banorë ndër më të lartët në Europë.