Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaKy është momenti kur Trump mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, ja si...

Ky është momenti kur Trump mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, ja si e ‘ngacmon’ turma (VIDEO)

Presidenti Donald Trump u kthye dje në Shtëpinë e Bardhë në Washington, D.C., shumë ndryshe, pasi humbi zgjedhjet presidenciale.

Trump kishte qënë duke luajtur golf në momentin që Biden u shpall Presidenti i ri i SHBA-ve dhe më pas menjëherë është kthyer në Shtëpinë e Bardhë.

Autokolona e Trump u kthye nga klubi i tij i golfit në Virxhinia përmes rrugëve kryesisht të pastruara nga makinat e tjera dhe njerëzit, të shtunën pasdite.

Por ndërsa iu afrua Shtëpisë së Bardhë, ai u mirëprit me thirrje dhe njerëz që kishin ngritur gishtin e mesit.

Ndërsa autokolona e tij kalonte dëgjoheshin ulërima “humbës, humbës” nga njerëzit e grumbulluar në rrugë.

Trump deri më tani ka refuzuar të pranojë Presidentin e zgjedhur Joe Biden dhe po premton sfida ligjore.

Ai është presidenti i parë që humbi rizgjedhjen që nga George H.W. Bush në 1992.

 

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments