Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniE dhimbshme/ Kirurgu nga Kumanova ndërron jetë nga koronavirusi

E dhimbshme/ Kirurgu nga Kumanova ndërron jetë nga koronavirusi

D-r Dragan Tasevski, mjek specialist i punësuar në Repartin Kirurgjik në Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë ka ndërruar jetë pas komplikimeve nga koronavirusi.

Tasevski kishte rezultuar pozitiv me Covid-19 para 10 ditëve, ndërsa pas përkeqësimit të gjendjes ishte transferuar në Klinikën Infektive në Shkup.

Nga Qendra për Shëndet Publik në Kumanovë konfirmojnë se me 9 tetor është konfirmuar Covid-19 tek një punonjës shëndetësorë. Drejtoresha e Spitalit të Kumanovës, Snezhana Zaharieva konfirmon se kolegu i saj ka humbur betejën me koronavirusin.

“Kolega para 10 dite është shtrirë në Klinikën Infektive në Shkup, si pasojë e një bronhopneumonie serioze të shkaktuar nga Covid-19. U tregua që është pozitiv me pasqyrë të rëndë klinike dhe është dërguar në Klinikë. Dje pasdite i është përkeqësuar gjendja dhe ka ndërruar jetë. E kam të vështirë të humb një kolegë profesionist të lartë, një njeri të madh, i cili kontribuoi në betejën me koronavirusin dhe funksionimin e përgjithshëm të Spitalit të Kumanovës”, tha Zaharieva.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments