Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 771 testime për coronavirus, ndërsa 161 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre në Shkup-90, Kumanovë-11, Shtip-2, Prilep-6, Tetovë-5, Veles-4, Kavadar-2, Gostivar-15, Strumicë-8, Kriva Pallankë-1, Radovish-1, Koçan-3, Probishtip-2, Berovë-6, Vallandovë-1, Dellçevë-2, Kërçovë-2.
Ndërsa kanë ndërruar jetë edhe 12 pacientë: 7 pacientë nga Shkupi (56, 86, 71, 57, 41, 86 dhe 82 vjet), një pacient nga Struga (67), një nga Tetova (85), një nga Manastiri (68), një nga Kavadari (56) dhe një pacient nga Prilepi (63).
Kurse Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 154 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 23.788, prej të cilëve 17.392 janë shëruar, ndërsa 846 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 5550.