Falë humanistëve shqiptar nga Struga dhe më gjerë, familja e Rustem Muratit nga Frëngova lumturohet nga hedhja e gurthemelit për ndërtimin e shtēpisë së re nga dita e djeshme, informon Struga Ekspres.
Shtëpia e vjetër e z.Rustem Muratit ishte shumë e dëmtuar dhe pothuajse e pabanueshme,e plasaritur gjithandej dhe me lagështi të madhe ,por falë donatorëvë që nuk duan të bëhen emrat e tyre publik, filloi ndërtimi i shtëpisë së re.
Të gjithë ata të cilët duan të ndihmojnë në vazhdimësi për këtë familje për ta kompletuar tërësisht, le th kontaktojnë në numrin e celularit: 071241584
Struga Ekspres, disa herë ka bërë apel për të ndihmuar këtë familje duke i falenderuar humanistët me zemër të madhe.
(Struga Ekspres)