Tregjet botërore të aksioneve u tronditën sot pas lajmit se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, rezultoi pozitiv për COVID-19, një muaj para zgjedhjeve presidenciale.
Ishte Bursa e Wall Street që hapi trendin e rënies, kurse Bursa e Tokios e mbylli në të kuqe.
Europa, pasi lëvizi në të kuqe për pjesën më të madhe të seancës, më në fund, ia arriti të kthehej afër ekuilibrit.
Indeksi Eurostoxx 50 humbi vetëm -0,10%.
Në tregjet kryesore europiane, Frankfurti ra me -0,33%, por Londra fitoi me +0,39%, kurse Parisi ngeci në +0,02%.
Në 4:15 pasdite GMT, indeksi kryesor i Bursës së Nju Jorkur, Dow Jones Industrial Average (DJIA), humbi vetëm me -0,32%, kurse Nasdaq ra me -1,78%.