Skuadra e Milanit iu nënshtrua testeve për koronavirus, gjatë ditës së djeshme para ndeshjes me Bodo/Glimt, e vlefshme për rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës.
Pasi Leandro Duarte rezultoi pozitiv në testin e parë, “rossonerët” tashmë kanë marrë përgjigjen e testeve të dyta dhe një tjetër lojtar i tyre është i infektuar me koronavirus. Ai është Zlatan Ibrahimovic.
Kujtojmë se 38-vjeçari realizoi dy gola në fundjavë ndaj Bolognas dhe vetëm pak ditë më pas, ai duket se është infektuar me “COVID-19”. Milan luan sonte përballjen me skuadrën modeste nga Norvegjia, me fillim nga ora 20:30.