Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniReagon grupi i tifozëve “Komitët” në lidhje me incidentin e djeshëm në...

Reagon grupi i tifozëve “Komitët” në lidhje me incidentin e djeshëm në Gjorçe Petrov ku u kërkua vdekja e shqiptarëve

Grupi i tifozëve “Komitët” kanë reaguar në lidhje me incidentin e djeshëm në Gjorçe Petrov. Në reagimin e tyre thuhet se disa anëtar të rinj të tyre pa nevojë kanë hyrë në konflikt me një grup të qytetarëve.

“Në Gjorçe Petrov para ndeshjes me vendasit, dhjetëra anëtar pjesëtarë të rinisë sonë kanë hyrë në mënyrë të panevojshme në konflikt me qytetarë të cilët nuk janë pjesëtarë të ndonjë grupi të tifozëve. ‘Komiti Zapad’ janë grupi më i vjetër dhe më i madh dhe e ka kodeksin e saj të sjelljes. Për këtë shkak anëtarët të cilët ishin pjesë e këtij konflikti do të përballen me sanksione. Por poashtu duhet të theksojmë se gjatë konfliktit janë shfrytëzuar armë dhe shenja të MPB-së jashtë orarit të punës. Kjo është edhe një provë se në MPB punët janë të kalbura. Në Kala u nxorën pranga, në Gjorçe pistoletat. A kemi shtet?!”, qëndron në reagimin e “Komitëve”, përcjell SHENJA.

Kujtojmë se policia ka njoftuar se 16 persona janë marrë në pyetje në lidhje me incidentin e djeshëm.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments