Një gjykatë sllovene ka dënuar një grua 22 vjeçare me dy vjet burg pasi e shpalli atë fajtore për prerjen e dorës qëllimshëm për të kërkuar sigurim.
Po ashtu, partnerit të gruas, një 30 vjeçar, i akuzuar për nxitjen e saj në këtë vepër, iu dhanë tre vjet burg nga
Gjykata e Rrethit të Ljubljanës të premten, njoftoi agjencia e lajmeve e STA, transmeton Klan Kosova.
Nuk dihet nëse dyshja, që thanë se janë të pafajshëm, do të apelonte për vendimin.
Gruaja, Julija Adlesic, u arrestua në fillim të vitit të kaluar duke pretenduar se ka prerë dorën në kyç me një sharrë rrethore për të marrë gati 400,000 euro kompensim të sigurimit.
Gruaja mendohet të ketë organizuar incidentin, së bashku me tre të tjerë, në fillim të këtij viti menjëherë pasi grupi nënshkroi kontrata të sigurimit dhe dëmtimit me pesë kompani të ndryshme të sigurimeve.
Gruaja shpresonte të merrte rreth 380,000 euro kompensim dhe një kompensim mujor gjatë gjithë jetës prej rreth 3,000 euro, sipas policisë.