
Rreth gjysmë ore më parë, një aksident i rëndë trafiku ndodhi në rrugën “Dimitrije Cupovski” para Parlamentit, në të cilin të paktën dy persona u plagosën.
Aksidenti ndodhi kur një motor për arsye të panjohura kaloi në anën e kundërt të rrugës dhe u përplas direkt me një makinë Fiat.

Të plag*osurit u dërguan në spitalin “Shën Naum Ohridski”. Lëndimet nuk dihen ende por inspektimi po vazhdon…
 
 
 

 
		 
 
		 