Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dëshmon sot para Gjykatës Speciale në Kosovë.
Ahmeti është thirrur nga kjo gjykatë në cilësinë e dëshmitarit lidhur me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë viteve 1998-1999.
Kreu i BDI-së kohë më parë konfirmoi se ka pranuar ftesën e prokurorëve që po hetojnë krimet e kohës së luftës dhe pasluftës nga luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Gjithmonë kam qenë ithtar i drejtësisë joselektive dhe jam në dispozicion të tërësishëm të organeve të drejtësisë për ta dëshmuar çiltërsinë e luftës çlirimtare të popullit shqiptar përballë gjenocidit të regjimit serb të Millosheviçit”, deklaroi kohë më parë Ahmeti.