Me vendim të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE) nga mesnata çmimet me pakicë të benzinës do të shiten për gjysmë denari më shtrenjtë, ndërsa dizeli do të vazhdoj të shitët me çmime të njëjtë. Këto çmime do të vlejnë deri të hënën e ardhshme.
Euro Super BS-95 do të shitet 60 denarë për litër
Euro Super BS-98 do të shitet 62 denarë për litër
Euro Dizeli do të shitet për 52 denarë për litër.