Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiNjoftim nga komuna e Strugës

Njoftim nga komuna e Strugës

Nga e hëna do të fillojë pastrimi i grykës dhe shtratit të Drinit të Zi në Strugë

Në kuadër të projektit “Përmirësimi i menaxhimit të zonave të mbrojtura”, financuar nga Bashkimi Evropian të cilin e zbaton UNDP në bashkëpunim me Ministrinë e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, të hënën, 31 gusht, do të fillojë pastrimi i materialit të grumbulluar në dalje të lumit Drini i Zi dhe shtratit të lumit në Strugë. Ky aktivitet është i nevojshëm për trajtimin e ndotjes së Liqenit të Ohrit që në dekadat e fundit është shkaktuar nga lumi Sateska duke bartur sedimente të dëmshme për liqenin.

Me pastrimin do të përmirësohet fuqia e rrjedhjes së shtratit të lumit, do të rritet kapaciteti i grumbullimit të ujërave atmosferike dhe në këtë mënyrë do të zvogëlohen rreziqet nga përmbytjet. Në të njëjtën kohë, me pastrimin e pjesës afër portit dhe kallamishteve, më në fund, pas shumë vitesh, në Strugë do të jetë e mundur që anije më të mëdha të lundrojnë dhe trafiku i anijeve të zhvillohet me qytetet fqinje dhe vendbanimet turistike.

Komuna e Strugës u kërkon falje qytetarëve dhe vizitorëve për këto aktivitete që do të kryhen në fillim të shtatorit, por për shkak të stinës të pritur me shi, urgjencën e pastrimit të shtratit të lumit që nuk është pastruar që nga ndërtimi e tutje, kjo periudhë është imponuar si e vetmja mundësi dhe më e mira për këto aktivitete.

Komuna e Strugës u bën apel të gjithë pronarëve të mjeteve lundruese të vendosura në pjesën e grykës së lumit, që t’i zhvendosin ato. Pastrimi do të fillojë të hënën, më 31 gusht.

Këto aktivitete janë pjesë e projektit për rindërtimin e shtratit të vjetër të lumit Sateska, dhe zhvillohen në konsultim dhe bashkëpunim me Ministrinë e mjedisit jetësor, Ekonominë e ujërave të Maqedonisë, Energjisë elektrike të Maqedonisë, Komunës së Strugës, HEC Glloboçicë-Strugë dhe partnerë të tjerë.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

******
Од понеделник ќе почне чистењето на устието и коритото на Црн Дрим во Струга

Во рамки на проектот Подобрување на управувањето со заштитените подрачја, финансиран од Европската унија, а го спроведува УНДП во соработка со Министерството за животна средина и просторно планирање, во понеделник, 31 август, ќе почне чистењето на наталожениот материјал на испустот на реката Црн Дрим и речното корито во Струга. Оваа активност е неопходна за справувањето со загадувањето на Охридското Езеро што во последните неколку децении го предизвикува реката Сатеска со носење на наноси кои се штетни за езерото.

Со чистењето ќе се подобри пропусната моќ на коритото, ќе се зголеми капацитетот на собирањето на атмосферските води и со тоа ќе се намалат и ризиците од поплави. Истовремено, со чистењето на делот кај пристаништето и трските, конечно, по долги години, во Струга ќе може да собраќаат и поголеми пловила и да се одвива бродски сообраќај со соседните градови и туристички населби.

Општина Струга се извинува на граѓаните и посетителите поради овие активности на почетокот од септември, но поради очекуваната дождовна сезона, итноста на чистење на коритото кое не е исчистено од изградбата наваму, овој период се наметнува како единствена и најдобра можност за реализација на овие активности.

Општина Струга апелира и до сите сопственици на пловни објекти кои се наоѓаат во делот на устието на реката, да ги преместат. Чистењето ќе почне во понеделник, 31 август.

Овие активности се дел од проектот за реконструкција на старото корито на река Сатеска, а се одвиваат во косултација и во соработка со Министерството за Животна Средина, Водостопанство на Македонија, Електростопанство на Македонија , Општина Струга, ХЕЦ Глобочица –Струга и други партнери.

Канцеларија за односи со јавноста,
Општина Струга

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!