Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKuvend, debat i ashpër gjatë zgjedhjes së Qeverisë së re

Kuvend, debat i ashpër gjatë zgjedhjes së Qeverisë së re

Debat i ashpër në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut i përcjellë me shumë replika dhe kundër-replika. Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski gjatë debatit akuzoi koalicionin qeverisës si koalicion të mashtrimit dhe paralajëmroi protesta për rrëzimin e qeverisë, e cila sipas tij edhe ashtu ka një shumicë jo të qëndrueshme parlamentare.

“Do të shihemi nëpër qytetet dhe fshatrat e Maqedonisë sepse ky është koalicioni i mashtrimit, ky koalicion do të prishet në demonstratat masovike nëpër qytetet dhe fshatrat e Maqedonisë që do të fillojnë këtë vjeshtë sepse kapacitet për ndërprerjen e polarizimit nuk ka, kapacitet për realizimin e premtimeve nuk ka kurse njëkohësisht populli ndjehet i zhgënjyer dhe nuk është i përfaqësuar denjësisht në këtë Qeveri”, deklaroi Aleksandar Nikollovski, VMRO-DPMNE.

Kundërpërgjigjem Damjanovski dhe Kostadinovski nga LSDM-ja, ky i fundit duke theksuar se Nikollovski thotë gjera të pavërteta, derisa Damjanovsi i përkujton kolegët e tij opozitar për humbjet në kontinuitet të VMRO-DPMNE-së

“Koleg Nikollovski, mesa e di unë, protesta jeni duke paralajmëruar nga viti i kaluar, se do të dilni nëpër rrugë, se nëpër rrugë do të ketë popull, se do ta rrëzoni Qeverinë, asgjë nuk ndodhi. Mirë koleg Nikollovski, ishit bartës në NJZ4, me siguri keni vozitur nga Shtipi për në Strumicë, a nuk keni turp të gënjeni se nuk po ndërtohet gjë”, tha Kostadin Kostadinovski.

“Rezultati final i zgjedhjeve është se kjo kryesi e VMRO DPMNE-së e përjetoi dështimin e tretë, tre zgjedhje me radhë po humbisni, presidencialet, lokalet dhe tani parlamentaret. Retorika juaj e tërë, fushata, politika ishte në bazë të nacionalizmit. Dua të flas për atë që ishte ekspoze e dhënë nga mandatari, ndryshe i njohur në 3.5 vitet e kaluara, si kryeministri që premtoi se Facebook dhe Google presin në kufi të investojnë në Maqedoni. Kaluan 4 vite, Facebook dhe Google ende presin në kufi, me siguri nuk kanë teste negative për koronën dhe nuk mund të hyjnë. Prandaj çdo premtim për përparim ekonomik dhe investime është një rrenë e madhe, siç ishte rrena për Facebook dhe Google, se do të investojnë në Maqedoni, kjo e deklaruar në shtator 2017”, tha Damjan Mançevski.

Në debat u përfshi edhe Antonio Milloshovski, duke theksuar përplasjet dhe akuzat e ndërsjella të LSDM-së dhe BDI-së gjatë fushatës parazgjedhore.

“Gjatë fushatës parazgjedhore, askush tjetër, por z. Zoran Zaev dhe kryetari i lëvizjes BESA pohonin se BDI, parafrazoj, është parti e korruptuar kriminale që është kanceri i shoqërisë dhe që lufton vetëm për pushtet dhe para. Për këtë, tani lind pyetja, në paraqitjen e z. Zaev duhet të na sqarojë nesër z. Artan Grubi, Bujar Osmani, Fatmir Besimi dhe të tjerët për të cilët nuk kam thënë unë, por Zoran Zaev, a do të luftojnë për pushtet, për para, a i konsideron edhe më tej për të korruptuar dhe kancer i shoqërisë?”, u shpreh Antonio Milloshovski, VMRO-DPMNE.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!