Të gjithë udhëtarët, qytetarë të Kosovës që kalojnë nëpër vendin tonë, duhet të paraqesin një test PCR negativ jo më të vjetër se 72 orë. Ky vendim u mor sot nga Qeveria në seancën e 82-të.
“Në këtë seancë, Qeveria e miratoi rekomandimin e Komisionit për sëmundje infektive, sipas të cilit të gjithë udhëtarët, qytetarë të Kosovës që kalojnë nëpër Republikën e Maqedonisë së Veriut, duhet të paraqesin test PCR negativ jo më të vjetër se 72 orë”, kumtoi shërbimi për shtyp i qeverisë.