Këtë e thekson ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në intervistë për televizionin Klan, në të cilën ai thekson se furnizimi i vaksinës kundër Kovid-19 për nevojat e vendit do të bëhet përmes mekanizmit KOVAKS pranë Organizatës Botërore të Shëndetësisë, por edhe përmes ofertës së marrë tashmë nga Polonia, sasitë e nevojshme për vendin do të blihen përmes mekanizmave të Bashkimit Evropian.
Ai thekson se akoma nuk është e njohur as sasitë dhe as se si do të zbatohet shpërndarja sipas vendeve.
Sa i përket vaksinave për gripin sezonal, ai thotë se këtë vit, nga numri i zakonshëm i 28.000 vaksinave, do të blihen 40.000 dhe plus 20.000, të cilat do të merren donacion.
“Pra, do të kemi 60.000 vaksina, dy herë më shumë sesa i kemi pasur vitet e kaluara. Kjo vaksinë do të përfshijë disa grupe rreziku që ne besojmë se duhet të vaksinohen, përfshirë punonjësit shëndetësorë që vendosin ta marrin atë, pasi nuk është vaksinë e detyrueshme. Ne nuk e dimë me siguri nëse do të ketë imunitet të ndërlidhur me të cilin kjo vaksinë do të mbrojë kundër Kovid-19. Vaksina mbron me siguri, pasi është me katërvalentëshe, nga viruset e supozuara të gripit sezonal ose mund të paraqitet formë shumë e butë e sëmundjes, por rekomandohet absolutisht për njerëzit që tashmë kanë sëmundje kronike. Përveç grupeve të rrezikut që do të marrin vaksinën e gripit sezonal falas, do të ketë sasi të caktuara për shitje komerciale”, theksoi Filipçe.