Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti tha për TV21 se kabineti Zaev-2 mbetet i njëjti sikur ai që ka propozuar më parë!
Ahmeti sqaroi se s’ka emra të ri nga partia e tij, përkundër kërkesave nga brenda!
“Kabineti mbetet i njëjtë, s’ka ndryshim në emra”, thotë Ali Ahmeti për TV21!
Pavarësisht epilogut dhe pakënaqësive të shprehura nga një grup brenda kësaj partie bëhet e ditur se Ahmeti do të jap dritë jeshile për të dërguar në Kuvend propozimet dhe nesër për të votuar Qeverinë e re të koalicionit me LSDM dhe partitë e tjera, mëson INA.
Bashkimi Demokratik për Integrim në qeverinë e re do të drejtojë 6 ministri:
Ministrinë e Financave – Fatmir Besimi;
Ministrinë e Jashtme – Bujar Osmani
Ministrinë për Sistem Politik dhe zv/kryeministër i parë, Artan Grubi
Ministria e Ekonomisë – Kreshnik Bekteshi
Ministria e Ekologjisë – Naser Nuredini
Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Jeton Shaqiri.