Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoni12 mijë të larguar nga puna që nga fillimi i pandemisë

12 mijë të larguar nga puna që nga fillimi i pandemisë

Kriza e shkaktuar nga korona virusi ka mbyllur 12 mijë vende pune në mbarë vendin.

Kjo është shifra zyrtare e të papunëve, përfshirë muajin korrik që e publikoi drejtorja e Agjencisë së punësimit Jovanovska për “Radio Evropa e Lirë”. Gjysma e tyre kanë mbetur pa punë për shkak të skadimit të kontratës së punës gjegjësisht punëdhënësit nuk ua kanë vazhduar angazhimin. Më shumë largime ka në veprimtaritë prodhuese.

Lexo Edhe:

Covid-19 në Shqipëri, mjeku reanimator: Të bëhen sa më shumë teste, të nisë trajtimi i pacientëve në shtëpi

“Nga numri i personave të papunës, 12 mijë gjegjësisht 11.734 persona janë në evidencë dhe për të njëjtit është evidentuar ndërprerja e marrëdhënies së punës gjegjësisht ç’lajmërim nga sigurimi i obliguar social në periudhën pas 11 marsit 2020, që përkon me fillimin e krizës së virusit. Përqindja më e madhe e personave të papunës që janë në evidencë, kanë pasur ndërprerje të marrëdhënies së punës, për shkak të skadimit të kontratave për kohë të caktuar, ky numër është rreth 48%”-/ deklaroi Biljana Jovanovska- drejtore e Agjencisë së punësimit.

Në faqen zyrtare të Agjencisë së punësimit edhe më tej qëndrojnë të dhënat deri në muajin maj gjegjësisht për dy muajt e fundit nuk ka numër të saktë të qytetarëve që janë paraqitur si të papunë. Praktika për publikim të rregullt të numrit të largimeve nga paraqitja e pandemisë u bë pjesë thuajse e të gjitha vendet në botë. SHBA publikoi se në katër muajt e fundit, rreth 1,1 milionë punëtorë kanë kërkuar ndihmë nga shteti pasi kanë mbetur pa punë. Britania dhe Gjermania kanë regjistruar rritje rekord të papunësisë në tremujorin e dytë të vitit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!