Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMbi 20 mijë kartela pagesore mbeten të pashfrytëzuara, u kursyen 1.5 milion...

Mbi 20 mijë kartela pagesore mbeten të pashfrytëzuara, u kursyen 1.5 milion euro

Mbi 20,000 kartela mbetën të papërdorura nga masa kartelë pagesore vendore. Bankat i kishin përgatitur, por qytetarët nuk i morën për arsye të ndryshme, thanë nga Ministria e Financave për Alsat. Zakonisht kartelat pagesore nuk janë përdorur, sepse përdoruesit janë jashtë vendit, kanë vdekur papritmas ose kanë vendosur të mos i merrnin ato, ose t’i dhuronin ato. Qytetarët shpenzuan 1,5 milion euro më pak se 28.3 milion euro të planifikuara për këtë masë. Paratë që kanë mbetur të papërdorura do të kthehen në arkën e shtetit. Realizim më të lartë të kartelës pagesore vendore ka të papunët dhe stafi mjekësor, dhe më i ulët është te të rinjtë. Kështu që janë ndarë:

Ministria e Financave

– 113.000  kartela personave të papunës

– 111.000  kartela të punësuarve me të ardhura të ulëta

– 81.000    kartela të rinjve

– 4.000     personave mjekësor

Qytetarët paratë e marra nga shteti në pjesën më të madhe apo 89% kanë vendosur t’i shpenzojnë nëpër markete, 5% për rroba dhe mbathje dhe vetëm 3% nëpër restorante. Kartela vendore pagesore ishte pjesë e pakos së tretë ët fundit të masave në luftën kundër virusit, por menjëherë ngjalli reagime në opinion si masë e kurdisur në kohën kur po mbaheshin zgjedhjet. Qytetarët reagonin edhe për afatin e shkurtë deri kur duhet të shpenzohen paratë nga kartela, duke pasur parasysh që disa e kanë marrë kartelën në ditën e fundit kur duhet të harxhohen mjetet në të.

Andrea Çobanova

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!