Autor- Xhelal Dani për Struga Ekspres
Perfeksionimi i vjedhjes të zgjedhjeve
Prej vitit 2001, nga afër i kam ndjekur të gjitha zgjedhjet prej 2011-tës e këndej. E kisha krijuar përshtypjen se në vendvotime nuk kishte vjedhje ose manipulime masive sikur në vitet e 90-ta dhe në zgjedhjet e viteve 2002, 2006 dhe 2008. Prej 2011 e këndej bëheshin manipulime në komisionet komunale dhe në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve në Maqedonisë. Në KSHZ bëheshin manipulimet me telefonata që u bëheshin anëtarëve të KSHZ-së nga Mijallkov e Thaqi dhe ndoshta edhe nga ndonji tjetër për të rrëzuar ndonji ankesë të ndonji partie tjetër. Dhe me këtë i mirrej ndonji deputet ndonji partie dhe i jepej ndonji tjetre, vetëm që të dilnin numrat për koalicionime të dëshiruara. Shembull më konkret dhe i dokumentuar me bombat e Zaevit për pazaret e lartëpërmendura janë zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të vitit 2016. Atëherë i’u morën 2 deputetë partisë Besa, ku 1 i’u dha VMRO-DPMNE-së dhe 1 i’u dha BDI-së. Me këtë VMRO i bëri 51 deputetë dhe BDI i bëri 10 deputetë dhe u arrit qëllimi, ku VMRO bashkë me BDI i bënë 61 deputetë, me çka u krijua mundësie e koalicionimit të ardhshëm VMRO DPMNE-BDI. Mirëpo, zhvillimet e më vonëshme u’a prishën pazaret binjakëve siamez, Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti. Këtu duhet theksuar, se vjedhës dhe manipulator i zgjedhjeve ishte kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski nëpërmjet kushëririt të tij Sasho Mijallkov, atëherë drejtor i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK-së). Në atë kohë u krijua përshtypja se vjedhjet dhe manipulimet zgjedhore të atëherëshme ishin shumë të perfeksionuara dhe nuk mund të tejkaloheshin nga perfeksionimi.
Por, zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut 2020 në Maqedoninë e Veriut, na befasuan të gjithëve. Pse? Sepse pati një perfeksionim të çuditshëm të vjedhjes dhe manipulimit të zgjedhjeve, për çka vjedhësve dhe manipuluesëve të zgjedhjeve do t’ua kishte lakmi edhe Stalini. Por befasimi ishte edhe më i madh, sepse vjedhja dhe manipulimi kaq i madh dhe i perfeksionuar u bë nga një parti shqiptare dhe një Stalini shqiptar, cilin i nderuari Shpëtim Pollozhani do t’a quante Lukashenkoja shqiptar, edhe atë pa dieninë e partive maqedone, sidomos pa dieninë, apo thënë ndryshe fsehurazi partisë maqedone në pushtet. Shumë njohës të zhvillimeve politike në Maqedoni dhe shumë gazetarë, që nuk janë gazetarë të oborrit të BDI-së, e kanë vështirë të besojnë, se kjo vjedhje masive dhe manipulim masiv, por edhe i perfeksionuar, i zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, të jetë bërë pa dieni të LSDM-së. Por si do që të jetë, unë shpresoj që në të ardhmen do të krijohet një mundësi sikur bombat e Zaevit, që të zbërthehet dhe shpaloset vjedhja dhe manipulimi i perfeksionuar i këtyre zgjedhjeve!
Përveç vjedhjeve dhe blerjes masive të votës, pati edhe presione të çuditëshme ndaj arsimtarëve të shkollave fillore dhe profesorëve të shkollave të mesme, sidomos atyre me kontratë pune të përkohëshme. Këtyre u thuhej se ai ose ajo nuk e kishte kontaktuar drejtorin e shkollës, dhe atyre u kërkohej që të shkojnë të bisedonin me drejtorin e shkollës nëse dëshironin të mbeteshin në marrëdhënie pune në atë shkollë ku ata punonin. U bëhej presion edhe personave që marrin ndihma sociale. U thuhej se duhet të mendojnë mirë cilën parti e votojnë nëse duan që edhe më tutje t’i marrin ato ndihma sociale.
Si ra në sy menjiherë vjedhja dhe manipulimi i zgjedhjeve të fundit?
Në ditën e zgjedhjeve binte vazhdimisht web-faqja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, cila është burimi themelor për monitorim të rezultateve zgjedhore. Kurse në mbrëmje kur afrohej mbyllja e vendvotimeve dhe numërimi i votave, nuk funksiononte fare web-faqja e KSHZ-së. Web-faqja e KSHZ-së nuk funksionoi edhe disa dite pas ditës së zgjedhjeve. Pas zgjedhjeve kishte informata në shtyp, se mosfunksionimi i web-faqes të KSHZ-së ishte simptomatike për të gjithë procesin. Bie në sy tenderimi i kompanisë softverike, cila 1 muaj para procesit zgjedhor e shiti softverin e saj, me çka nuk kishte mundësi as të testohet serveri kundër sulmeve eventuale. Vonë gjatë natës së numërimit të votave, për gjithë gazetarët dhe analistët ishte shumë i habitshëm lajmi që jepej, se BDI kishte fituar 16 deputetë, Koalicioni ASH-AA 12 deputetë dhe PDSH 1 deputet. Kjo habitje vinte për faktin, se edhe njohësit e mirë të proceseve zgjedhore ne Maqedoni, llogaritnin që maksimumi i deputetëve që do të arrinin partitë shqiptare, pa Besën, do të arrinte 25 deputetë. Këtë maksimum prej 25 deputetësh e prognozonin vetëm entuziastët më të mëdhenj.
Çka i prishi pazarin BDI-së. Thënë më mirë, çka e nxorri më në pahë vjedhjen dhe manipulimin e zgjedhjeve nga BDI. BDI dukej se kishte bind edhe njohësit shumë të mirë të proceseve zgjedhore, anëtarë të Aleancës pë Shqiptarët (ASH), se koalicioni i tyre nuk do të merr më shumë se 8 deputetë. Kurse Crème de la Crème për ASH-në do të ishte arritja e 9 deputetëve. Aleanca me Alternativën nuk kishin komisionerë as në vendvotime as në komisoonet komunale të zgjedhjeve. Kishte vetëm vëzhgues. Nuk kishin as përfaqësues të tyre në KSHZ. Pra, nuk kishte kurrëfarë mundësie për vjedhje dhe manipulim të votave. Aleanca dhe Alternativa kishin fituar 12 deputetë me vota të pastërta si loti. Pyetja që shtrohej nga gjithë njohësit e proceseve zgjedhore në Maqedoni, ishte, se si i bëri BDI 15 deputetë. Analizat e mëtutjeshme të çonin në drejtim se vjedhjet masive ishin bërë në mënyrë të perfeksionuar nga ana e BDI-së, me ose pa dieni të partive maqedone, sidomos të partisë në pushtet, LSDM-së.
Më 17 korrik 2020, KSHZ në konferencë për shtyp deklaroi atë, që në web-faqen e saj kishte publikuar më 16 korrik.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, bazuar në të dhënat e paraqitura nga procesverbalet nga komisionet zgjedhore komunale, bordet zgjedhore dhe i gjithë materiali zgjedhor i mbetur, përcaktoi se:
• Numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në Listën e Votuesve është 1814236.
• Numri i përgjithshëm i votuesve që votuan: 942334.
• Numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të papërdorura: 869889. Kurse numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të vlefshme: 910868.
• Numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të pavlefshme: 31466.
Kur nga 1.814.236 votues të ligjshëm, do të hiqen 942.334 persona që kanë votuar, do të delë numri i 871.902 personave që nuk votuan, dhe që do të thotë se numri i fletëvotimeve të papërdorura duhet të jetë i njëjtë me numrin e personave që nuk votuan. KSHZ publikon se numri i fletëvotimeve të papërdorura ishte 869.889. Nga kjo delë se kanë se munguar 2013 fletëvotime të papërdorura. Me të drejtë shtrohej pyetja, se ku janë fletëvotimet e papërdorura dhe a ka falsifikim ligjor me ta. Përgjigja ishte e shkurtër. Natyrisht! Me 2013 fletëvotime të papërdorura mund të kenë funksionuar 2013 trena bullgarë. Nëse çdo tren bullgar, nga 2013 të mundëshmit, me vetëveten ka bartur gjithsej 10 vota, do të thotë se në verzionin më të butë do të jenë vjedhur 20130 vota. Kurse po të ketë bartë çdo tren nga 20 vota dalin 40260 vota të vjedhura. Për t’a gjetë të vërtetën do të na duhen bomba të ndonji Zaevi tjetër.
Më 18 korrik KSHZ publikoi një kumtesë tjetër në web-faqen e saj me të cilën i korrigjoi rezultatet e zgjedhjeve të publikuara më 16 korrik. Siç bëhej e ditur në përfundimin e publikuar për përmirësim të gabimeve teknike, numri i përgjithshëm i votuesve të cilët kishin votuar ishte tash 943.750, pra për 1.416 më shumë se numri i publikuar më herët, ndërsa numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të pavlefshme është 31.564 ose për 98 më shumë. Kur nga 1.814.236 votues të ligjshëm, do të hiqen 943.750 persona që kanë votuar, delë numri 870.486 personave që nuk votuan dhe që do të duhet të jetë i njëjtë me numrin i fletëvotimeve të papërdorura. Nëse nga numri 870.486 hiqet numri i fletëvotimeve të papërdorura prej 869.889, delë tash se mungojnë 597 fletëvotime të papërdorura. Pra nuk na paskan funksionuar 2013, por 597 trena bullgarë. E bënë kjo vjedhjen dhe manipulimin më të vogël?!
Për t’i përmend gjitha vjedhjet, blerjet, kërcnimet dhe manipulimet e zgjedhjeve të fundit në Maqedoninë e Veriut do të më duhej të shkruaja një libër. Kuptohet, se është shumë e vështirë që kjo të bëhet vetëm me nji shkrim si ky.
Për fund dëshiroj të konstatoj, se që janë vjedhë dhe manipuluar zgjedhjet nuk ka dyshim as edhe naivi më i madh. E di që flitet edhe për metoda dhe mënyra tjera të vjedhjes dhe blerjes të votës, për të cilat kam degjuar shpeshë kohën e fundit. Mua më së shumti do të më interesonte ndershmëria e Naser Zyberit, sidomos tash kur e lanë me gisht në gojë. Këtu nuk dua të përdorë një fjalë popullore me konotacion vullgar. Naser Zyberi ka qenë deputet i PPD-së, librezën antarsisë të saj e kam poseduar edhe unë. Do të kisha dashtë të di nga Naser Zyberi, se a me të vërtetë ka besuar, se ai do te bëhet kryeministri i pare shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Ose po bëhet fjalë për interesa tjera personale, p.sh. intersa financiare. Shpresoj që Naseri të fletë ndonji herë dhe të na tregon se si e mashtruan! Nuke di se si Naser Zyberi i ka besuar Ali Ahmetit, duke e ditur, se të gjithë që i kanë besuar Aliut e kanë pësuar shumë keq. Naser Zyberi duhej të bisedonte me Ziadin Selën. Edhe ai pati një kohë të shkurtë që i besoi Ali Ahmetit, dhe gati e pagoi me jetë këtë besim që pati te Ali Ahmeti.
Xhelal Dani
Mjek amë në Holandë