BDI merr ‘kulaçin’ e madh edhe me zv/ministra dhe sekretarë shtetëror

0
16

Nga BDI informojnë që në bazë të marrëveshjes për qeverinë e re me LSDM, BDI do të drejton me 6 ministra, 6 zv.ministra dhe 6 sekretarë shtetëror.

Brenda kohës, pritet të caktohet edhe drejtuesit në postet e zv.ministrave dhe sekretarëve shtetëror.

Afati për shtrimin e propozimit për zgjedhjen e Qeverisë së re skadon më 2 shtator.

Pas zgjedhjes së djeshme të Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit, pritet ditëve të ardhshme të caktohet seanca për zgjedhjen e qeverisë së re.