Diten e premte (21.08.2020) në Shkup u zhvillua Kampionati Shtetëror i Atletikës – U18.
Klubi i Atletikës “Drini” nga Struga, u paraqit me gjashtë sportistë, duke fituar një medalje të arta, një të argjent dhe dy vend të katërta.
Vajzat e arta të “Drinit” në diciplinën me interesante, stafeta 4 x 100 ( Natyra Malo, Velerda Seferi, Gresa Mustafai dhe Stina Hoxha) u stolisën me medalje të artë.
Sportistja më e mirë e klubit tonë, Natyra Malo u shpall nënkampione e Maqedonisë së Veriut në 200m dhe e katërta në 100m.
Paraqitje të mirë patën edhe Hamza Zylali (i katërti në 200m) dhe Melisa Hajredini.