Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniRritja e çmimit të rrymës, protestuesit e bllokuan gjysmë ore autostradën Tetovë...

Rritja e çmimit të rrymës, protestuesit e bllokuan gjysmë ore autostradën Tetovë – Shkup

Qytetarët e Tetovës me automjete sot kanë protestuar për të tretën herë me radhë pasi që Komisioni Rregullator i Energjetikës e rriti çmimin e rrymës elektrike për 7,42%. Protestuesit sot gjysmë ore e kanë bllokuar autostradën Tetovë – Shkup.

Ashtu siç paralajmëruan, protestuesit filluan me bllokada. Në protestën e sotme ata u ndalën në autostradë Shkup-Tetovë.

Para fillimit të protestës, Krenar Osmani nga Këshilli i Protestave në Tetovë, deklaroi se nuk do të heqin dorë nga kërkesat, pasi familjet dhe ekonomia është në buzë të greminës.

“Fuqia dhe pushteti i takon popullit dhe jo individët, populli jemi ne, Tetova, Shkupi, Kumanova, Dibra, Kumanova, Gostivari, Struga, ata duhet të dëgjohen kërkesat tona. De jure ata janë shërbëtorët tanë, të popullit, a de fakto situata është krejt tjetër. Vazhdojmë me protesta nuk do t’i lëmë të qetë, nuk zmbrapsemi nga kërkesat tona, shumë familje, shumë shtëpi, shumë ekonomi shqiptare janë buzë greminës. Në kohë pandemie gjithë bota bën ulje të çmimit të energjisë dhe shërbimeve tjera, madje dhe falje. Ajo rritja prej 7,4% nuk është reale, po t’i vësh edhe TVSH-në dhe të dhënat tjera ajo është diku te 11%. Llogarite në buxhetin mesatar të familjeve shqiptare që jetojnë me rrogë mesatare prej 240 erove të paguajnë dimrit 14-15 mijë denarë, me çka do të jetojnë ata?”, theksoi Osmani.

Pas mbarimit të protestës, Osmani deklaroi se ata do të reagojnë varësisht përgjigjes së institucioneve për kërkesat e tyre.

Sot, gjithashtu u protestua edhe në Shkup ku një pjesë e protestuesve bllokuan udhëkryqin “Mavrovasja”, ndërsa pjesa tjetër me automjete dhe biçikleta bllokuan udhëkryqin në rrugën “Palloma Bjanka”.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments