Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNjë foto Mijallkov – Grubi, ja çka thonë dy protagonistët (VIDEO)

Një foto Mijallkov – Grubi, ja çka thonë dy protagonistët (VIDEO)

Nëpër disa portale është shpërndarë foto e një takimi midis ish-shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov dhe sekretarit organizativ të BDI-së, Artan Grubi, që është kandidat për zëvendëskryeministër dhe ministër për sistem politik.

 

 

Pas këtij publikimi, Mijallkov për gazetën “Lajm” ka konfirmuar se fotoja është e vërtetë, por është e vjetër.

Nga ana tjetër, Grubi sot gjatë daljes nga lokali i jashtëm i hotelit “Merriot” i pyetur për foton ka thënë se ajo është e vjetër, ndërsa sot është takuar me Fatmir Deharin.

Sipas “Gazetes Ekspress” fotoja që sot po qarkullon nëpër rrjetet sociale, e ku shihet Sekratari Gjeneral i BDI-së Artan Grubi me ish kreun e DSK-së Sasho Mijallkov, mendohet të jetë bërë para dy vitesh, në kohën e ndryshimeve kushtetuese, madje në vend publik.

Publikimi I kësaj fotoje vjen në një periudhë kur përbrenda BDI ka mospajtime dhe fërkime lidhur me kandidaturat për ministra, ku ndër ata që po kundërshtohen janë edhe Artan Grubi dhe Bujar Osmani. (INA)

 

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments