Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe në një intervistë për “Sloboden Peçat”, është shprehur se shteti do ta ofrojë falas vaksinën kundër Covid 19, për të gjithë njerëzit.
Ai pret që të blejë vaksinën anti-covid të Oksfordit “Astra Zeneka”. Ndër të tjera ai shton se ka marrë marrë një ofertë nga ambasada polake për furnizim me vaksinën.
“Vaksina do të jetë falas për të gjithë qytetarët. Kemi dy mekanizma për momentin për blerje. Njëri është mekanizmi Kovaks, përmes OBSH-së dhe Aleancës së Imunizimit. Ne kemi nënshkruar një letër qëllimi dhe ky mekanizëm lejon që vendeve tu shpërndahen në mënyrë të barabartë vaksinat sipas madhësisë së popullsisë kur hyjnë në treg, nga secili prodhues i njëpasnjëshëm. Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë nënshkruar marrëveshje bilaterale me kompaninë e vaksinave në Oksford, Astra Zeneka. Ne morëm një ofertë nga Polonia që të sigurojë një sasi të përshtatshme edhe për ne, sepse nuk do të kemi mundësinë për një marrëveshje bilaterale. Konkretisht, me të dy mekanizmat, ne sigurojmë që vaksina të jetë në dispozicion të qytetarëve tanë, pa pagesë”, tha Filipçe.