Kryetarët e partive të koalicionit “Tash është koha”, Ziadin Sela nga Aleancë për Shqiptarët dhe Afrim Gashi nga Alternativa, sot përpara Kuvendit të Maqedonisë së Veriut mbajtën konferencë për shtyp, në lidhje me arritjen e marrëveshjes mes LSDM-së dhe BDI-së për të formuar qeverinë.
Sipas tyre kjo marrëveshje ështl varrosje e demokracisë, si dhe një formë simbolike që nuk ka përmbajtje, përcjell in7.
Kreu i ASH-së, Ziadin Sela para gazetarëve tha se BDl nuk ka aspak legjitimet pasi që e ka të blerë dhe të vjedhur, të shantazhuar e të frikësuar të qytetarëve, por edhe këtë shantazh që e bëri në ditën e zgjedhjeve, vazhdoi me të njëjtën logjikë dhe shantazhoi edhe veten e tyre me premtimin që bëri për premtimin e tyre për kryeministër shqiptar.
“Shpresa në këto momente është e vrarë. Prapa meje është institucioni (Kuvendi, shkrim i redaksisë) i cili verdiktin e qytetarëve të shprehur me votë e premtimin e bën realitet. Këtu është vendi ku politikanët e përgjegjshëm pasi mbaron cikli zgjedhor ulen dhe negociojnë për ta realizuar programin që e kanë legjitimuar qytetarët. Kur flasim për rrethanat e Maqedonisë, oponentët tanë, BDl-ja s’ka aspak legjitimet pasi që e ka të blerë dhe të vjedhur, të shantazhuar e të frikësuar të qytetarëve, por edhe këtë shantazh që e bëri në ditën e zgjedhjeve, vazhdoi me të njëjtën logjikë dhe shantazhoi edhe veten e tyre me premtimin që bëri për premtimin e tyre për kryeministër shqiptar. Ajo që i cilëson ata, post-komunistë në logjikë dhe bindje, natyrisht që nuk mund të bënte përjashtim nga forma se si do të silleshin ata në momentin që do të negociohej – e thonë edhe vetë në paraqitjet e tyre, forma pa përmbajtje quhet simbolikë që fatkeqësisht BDI-ja mundohet të paraqesë formë dhe aspak përmbajtje. Ata mundohen që këtë simbolikë ta arrijnë ta shndërrojnë në sukses, por ne do të jemi këtu në vazhdimësi bashkë me Afrimin, por edhe 10 deputetë tjerë – të popullit, të pastër, me votë një më një për të mbrojtur interesin e tyre për t’ju thënë shqiptarëve që mundet edhe përtej mundësive, për t’ju thënë oponentëve tanë që tani se nuk do të kenë përballë vetëm parti politike të cilët dhunës së tyre do t’i përgjigjen me metoda demokratike”, tha Sela.