Dy partitë fituese në zgjedhjet e 15 Korrikut BDI dhe LSDM kanë arritur marrëveshjen e bashkëqeverisjes në katër vitet e ardhshme.Në ndërkohë që partia shqiptare përveç kryeministrit do të ketë edhe disa nga ministritë shumë të rëndësishme informon TetovaSot.
TetovaSot sjellë tashmë emrat e atyre që do ti drejtojnë këto ministri të rëndësishme.Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër për Sistem Politik do të jetë Artan Grubi, ndërkohë që Bujar Osmani do të udhëheq me Ministrinë e Punëve të Jashtme. Poashtu sipas burimeve të TetovaSot Ministër i Financave do të jetë Fatmir Besimi, ministër i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, derisa me Ekologjinë do të udhëheq ministri aktual, Naser Nuredini.
Vlen për të theksuar se vendimet do të merren me konsensus midis kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit të parë.