Një qytetare e Ohrit (68) dje ndërroi jetë, pasi që ajo u godit nga një motoçikletë “Longia”, drejtuar nga në 17-vjeçar nga Ohri.
“Më 17 gusht, në orën 20:00 ka pasur njoftim se në Ohër, në rrugën ‘Risto Çado’, një motoçikletë ‘Longia’, me targa të Ohrit, drejtuar nga një 17-vjeçar nga Ohri, ka goditur këmbësoren B.GJ.(68) nga Ohri. B.GJ. është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të Ohrit, ku iu nënshtrua plagëve. Vozitësi i motoçikletës mori lëndime trupore, të konstatuara në spitalin “Shën Erazmo”, informojnë nga MPB.