Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 103 raste të reja nga 912 teste të bëra.
Më shumë raste ka në Kumanovë-26, Shkup-13, Shtip-5, Prilep-7, Tetovë-3, Ohër-2, Kavadar-6, Gostivar-15, Gjevgjeli-2, Strumica-1, Kriva Pallanka-2, Demir Hisari-7, Berovë-1, Vinicë-5, Delçevë-2, SHën Nikollë-3, Kërçovl-2, Negotinë-1.
Jetën e kanë humbur tre pacientë nga Shkupi, Velesi dhe Makedonski Brodi, të moshës 69, 35 dhe 77 vjeçe.
Instituti i Shëndetit Publik gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 187 pacientë të shëruar.
Në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë me Covid-19 janë diagnostikuar 12840 persona. 9361 pacientë janë shëruar kurse 547 pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin vendi numëron 2932 raste aktive me Covid-19.