Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniViti i ri shkollor, institucionet ende pa vendim

Viti i ri shkollor, institucionet ende pa vendim

Viti i ri shkollor, institucionet pa vendim

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse nuk heqë dorë nga rekomandimi që Viti i Ri shkollor me prezencë fizike të fillojë vetëm për nxënësit nga klasa e parë e deri në të tretën, ndërsa pjesa tjetër e arsimit fillor dhe të mesëm, mësimin ta ndjekin nga distanca. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe konfirmoi për ALSAT se ky propozim pritet të diskutohet në Qeveri. Pavarësisht se akoma nuk ka një vendim përfundimtar, më të shqetësuar për fillimin e mësimit mbeten nxënësit që kalojnë në ciklin e lartë fillor. Mësimdhënësit thonë se mësimi online te këta nxënës mund të shkaktojë vështirësi të shumta.

Ato kanë punuar me një mësues e tash do të jenë me 14 arsimtarë të panjohur për çdo lëndë. Do të hasin në vështirësinë e parë ku secili arsimtar ka metodat dhe tiparet për mësimdhënie, vlerësim dhe proces edukativ, problemi me procesin e detyrave, aktiviteteve në shkollë e kështu me radhë. Poashtu secila lëndë i kërkon mjetet përkatëse për mënyrën e realizmit të mësimit të lëndës përkatëse që do të kyçet në klasën e gjashtë”-tha Rushan Fazliu, mësues SHF “Bajram Shabani” Kondovë.

Ngjashëm do të jetë edhe për nxënësit që fillojnë në vitin e parë në shkollë të mesme. Për tu adaptuar me rrethin e ri duhet të kalojë thuajse një gjysmë vjetor i shkollës. Kërkohet që të paktën këtyre nxënësve tu mundësohet kontakt fizik me profesorët dhe nxënësit.

Për shembull, brenda ditës kemi 8 orë, mundet ta menaxhojmë grupe- grupe. Ka mundësi, vetëm ta definojnë se si do të jetë, edhe për ne do të jetë më lehtë por edhe prindërit do të jenë paraprakisht të informuar se vitet e para kanë njëfarë mundësi të shkojnë në shkollë, të njoftohen me kujdestarët edhe me prindërit që të kemi njëfarë komunikimi në të ardhmen”-pohoi Visar Durak, drejtor I shkollës së mesme proefesionale “Cvetan Dimov”.

Ndërkohë, VMRO-DPMNE edhe një herë ka akuzuar Qeverinë se nuk ka asnjë lloj vendimi për mënyrën e mësimdhënies edhe pse kanë mbetur dy javë deri në fillimin e vitit shkollor. Kjo parti kujton se ka propozuar disa modele për zhvillimin e mësimit por se qeveria nuk ka guxim për të marrë përgjegjësinë e realizimit të tyre.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!