Më 16.08.2020 rreth orës 21:00, për shkak të parandalimit dhe sulmit të një zyrtari gjatë kryerjes së detyrave zyrtare të sigurisë, ne SPB Strugë u arrestua GJ.D (21) nga Manastiri. Para fillimit të ndeshjes sportive në “Plazhin e Grave” në Strugë, ai duke lëvizur me një grup më të madh tifozësh nga Manastiri, sulmoi fizikisht një tifoz nga Struga, dhe më pas një oficer policie që merrte masa zyrtare për të parandaluar sulmin. Kundër tij do të ngrihet padi e duhur. Sektori për Punë të Brendshme Ohër. Zëdhënëse e SPB Ohër Merlina Islami.