Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPrindërit: Nxënësit të kthehen në shkolla (VIDEO)

Prindërit: Nxënësit të kthehen në shkolla (VIDEO)

Edhe prindërit ,ngjashëm si institucionet dy javë para fillimit të vitit shkollor, kanë mendime të ndara për mënyrën se si do të dëshironin fëmijët e tyre të ndjekin procesin mësimor. Të gjithë thonë se parësore është siguria dhe shëndeti i fëmijëve, mirëpo preferojnë që mësimi të zhvillohet me prani fizike për disa arsye. Një nga to është fakti që ata duhet të punojnë për të siguruar ekzistencën dhe nuk mund të jenë për një kohë të gjatë në shtëpi me fëmijët.

“Me prani fizike. Mendoj se është më mirë për arsimimin e fëmijëve. Dy fëmijë, ajo është vajza ime. Është klasa e katërt. Mendoj se më keq është online. Ne prindërit shkojmë në punë, kështu që mendoj se edhe fëmijët duhet të shkojnë të marrin pjesë në mësim.

“Nuk e di. Nuk mbanim orë mësimore. Ne kështu online shiheshim shumë rrallë me klasën. Neve na lëshonin prezantime dhe nuk konsultoheshim në zoom ku konsultohen të gjithë, I shkruanim në fletore dhe kjo ishte e gjitha.

“Me prani fizike përfundimisht, sepse askush nuk e mendoi dhe nuk bisedoi për shëndetin psikik të fëmijëve në shtëpi teksa janë me prindërit. Prindërit nuk kanë kohë, janë në punë dhe ne nuk kemi autoritet për ta shpjeguar mësimin fëmijëve siç bëjnë mësuesit. Dy fëmijë, e vogla klasa e parë, djali e treta. Jo, nuk mund të mësojnë mjaftueshëm. Nuk na marrin seriozisht, ne ndoshta jemi më nervoz seç duhet për të shpjeguar mësimin. Të gjitha masat duhet të shkojnë në atë drejtim që mësimi të zhvillohet me prani fizike.

“ Sipas mendimit tim do të ishte mirë me prani fizike. Unë jam gurbetçar nga Belgjika dhe atje fëmijët e mi vitin shkollorë e mbaruan në shkollë. Tre javët e fundit ishin në orar të rregullt, vetëm se me disa masa, në distancë, nuk ka pasur orë shtesë, vetëm orët e domosdoshme.”

Pak ditë më parë Komisioni për Sëmundje Ngjitëse rekomandoi që nxënësit deri në klasën e tretë do të shkojnë në shkollë, si dhe nxënësit në klasat me numër të vogël nxënësish, ndërsa të gjithë të tjerët do të ndjekin mësimet online. Disa analiza të bëra së fundmi tregojnë se si shumica e drejtuesve të shkollave ashtu edhe prindërit vlerësojnë se mësimi online ka pasur ndikime të shumta negative te fëmijët.

Evi Shkopi

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!