Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniLSDM- BDI: Parimisht kemi arritur marrëveshje për qeverinë

LSDM- BDI: Parimisht kemi arritur marrëveshje për qeverinë

LSDM dhe BDI shpresojnë dhe presin se do të arrijnë marrëveshje për koalicion qeveritar ditëve të ardhme, duke u shprehur të vetëdijshëm për urgjencën dhe nevojën për konsolidimin e institucioneve pas zgjedhjeve. Ashtu si ditëve të kaluara, pa shpalosur më shumë detaje, dy partitë konfirmojnë se po vazhdojnë takimet konstruktive të punës në nivelin e sekretarëve të përgjithshëm për të siguruar një qeveri të qëndrueshme me mandat 4 vjeçar. Përmes një komunikate të përbashkët thonë se shpërndarja e përgjegjësive sipas departamenteve në koalicionin e ardhshëm është duke u zhvilluar dhe se ky është një proces në të cilin është bërë përparim i mirë dhe është arritur marrëveshje parimisht.

Përsërisin se do të propozojnë drejtues të përshtatshëm të institucioneve që do të zbatojnë programin në mënyrë të suksesshme. Ndërsa paralelisht palët po punojnë në harmonizimin e programit të qeverisë së ardhshme, e cila sipas tyre, do të fokusohet në ekonominë, drejtësinë, barazinë dhe integrimin. Ndonëse socialdemokratët dhe integristët tashmë i kanë vendosur parimet e koalicionit, nuk tregojnë në çfarë drejtimi janë negociatat për atë se kush do të jetë kryeministri i ardhshëm, nëse dhe si do ta ndajnë mes vete këtë post. Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev të enjten mori mandatin për formim të Qeverisë dhe shumicës parlamentare. Nëse nuk arrin që ta bëjë këtë brenda afatit 20 ditësh, mandati do t’i kalojë liderit të VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Anesa Salihu

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!