Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBDI: Opozita të jap llogari për humbjen dhe të braktis koridoret e...

BDI: Opozita të jap llogari për humbjen dhe të braktis koridoret e partive maqedonase

Braktisja e Tryezës së përbashkët të partive parlamentare shqiptare dhe
vajtjeardhjet në selitë e partive maqedonase nga ana e partive që humbën
zgjedhjet e 15 korrikut është vazhdimësi e përcarjes së shqiptarëve,
defokusim nga humbja dhe rrënim i pozitave negociuese të fituesit
shqiptar të zgjedhjeve parlamentare.
Që nga përfundimi i procesit zgjedhor, këto parti kanë ndryshuar disa
herë qëndrimet e tyre në përpjekje për të shmangur përgjegjësinë në
kuadër të subjekteve të tyre për humbjen e rradhës.
Dështimin e tyre partiak përpiqen që ta shëndërojnë në dështim të të
gjithë shqiptarëve duke qëndruar në koridoret e partive maqedonase me të
vetmin qëllim që mos të japin llogari para organeve partiake për
dështimin e tyre të vazhdueshëm.
Ne në BDI do të vijojmë ti ftojmë që të bashkohen dhe do ti prijmë këtij
përcaktimi sepse bashkimi në një opozitë të shëndoshë dhe kombëtare
është në interes të të gjithëve.
Këtë përcaktim, BDI dhe z. Ahmeti do ta vazhdojnë edhe përkundër
pengesave për të krijuar një alternativë dinjitoze opozitare e cila nuk
i ka sytë e errësuara pas pushtetit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!