Sunday, June 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniUlet sërish numri i lindjeve në vend, bonusi për çiftet e reja...

Ulet sërish numri i lindjeve në vend, bonusi për çiftet e reja nuk dha efektin e pritur

Politikat për rritjen demografike nga qeveria shqiptare, me bonusin e lindjeve e cila u miratua dy vite më parë ka rezultuar se nuk i ka nxitur çiftet e reja që të bëjnë fëmijë.

Sipas INSTAT, në të gjithë vendin kanë lindur 12,500 foshnja më rënie 3,2 për qind në raport me 6 -mujorin e parë 2019.

Tkurrja e popullsisë sipas sociologut Zyhdi Dervishi vjen si pasojë politikave mbështetëse për krijimin e familjeve të reja.

Po sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga INSTAT shtesa natyrore e popullsisë, diferenca mes lindjeve dhe vdekjeve në 6 mujorin e parë të 2020 pësoi rënie me 4.6 %.

Ndërkohë në këtë periudhë pati 1,135 lindje më pak se vdekje, ndërsa në të njëjtën periudhë të 2019 ishin 1, 402 vdekje më shumë se lindje. Ky grafik pritet të përkeqësohet në muajt të vazhdim, pasi pandemia Covid 19 po shton numrin e viktimave.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments