Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniLëvizja BESA del me propozimet e saj për takimin e liderëve shqiptarë

Lëvizja BESA del me propozimet e saj për takimin e liderëve shqiptarë

Lëvizja BESA si parti nënshkruese e deklaratës së partive parlamentare shqiptare, ndan bindjen e thellë se tryeza e partive politike parlamentare shqiptare është një instrument i fuqishëm i pashfrytëzuar deri tani në funksion të realizimit të pikave të deklaratës dhe të qëllimeve dhe synimeve të faktorit politik shqiptar nga vitet e 90-ta e këndej.

Lëvizja BESA është e interesuar që së bashku me partitë e tjera parlamentare shqiptare të jetësoj tryezën e partive parlamentare shqiptare dhe në këtë funksion e ofron gjithë infrastrukturën politike dhe partiake. Në funksion të kësaj Lëvizja BESA, propozon që:

E para, të kërkohet nga partitë parlamentare shqiptare që nuk janë nënshkruese të deklaratës që të deklarohen rreth pozicionit të tyre ndaj deklaratës, gjegjësisht nëse e pranojnë të njëjtën ato duhet që të jenë edhe nënshkrues të saj (deklaratës).

E dyta, në komunikim mes partive parlamentare shqiptare të përcaktohet agjenda e takimit të radhës si dhe koha dhe vendi i takimit.

Lëvizja BESA edhe njëherë konfirmon qëndrimin e saj parimor që të vendoset një model i cili do vendoste rregull se tryeza e partive parlamentar shqiptare të thirret menjëherë pas themelimit të qeverisë së re, për të ngarkuar partitë pjesëmarrëse në qeveri me përgjegjësitë e realizimit të çështjeve madhore në interes të shqiptarëve, poashtu para përfundimit të mandatit partitë shqiptare në qeveri të japin përgjegjësi për realizimin e çështjeve të dakorduara bashkërisht.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!