Lideri i LSDM-së Zoran Zaev është duke zhvilluar këto momente një takim me liderin e partisë Alternativa Afrim Gashi informon TetovaSot .Sipas burimeve tona ky takim është duke u zhvilluar në hotel ” Bellvi”.Në takimin midis tyre si partnerë koalicioni në qeverisjen e kaluar nuk është prezent lideri i Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela.
Të përkujtojmë se sot partia e Gashit e shpalli të vdekur Marrëveshjen e Ohrit në vigjilie të takimit me Ali Ahmetin pas ftesës së këtij të fundit ndaj gjithë liderëve shqiptarë që duhet të mbahet nesër .Alternativa doli me një qëndrim tjetër kur tha sot se “Ahmeti e mblodhi në mënyrë simbolike mbledhjen në ditën e Marrëveshjes së Ohrit, por Korniza ka vdekur për ne, sepse nuk u realizua me kohë. Ky është një argument plus pse ne nuk do të shkojmë në mbledhjen e nesërme pasdite të organizuar nga BDI, – thonë nga partia Alternativa.TetovaSot