Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëDeputetët e Kuvendit të Kosovës kanë pasuri rreth 1 miliardë euro

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë pasuri rreth 1 miliardë euro

Kosova është shteti më i varfër në rajon dhe në Evropë, por jo edhe politikanët e saj.

Në shtetin ku papunësia dhe varfëria sillen rreth shifrës 30%, janë disa deputetë të Kuvendit të Kosovës që kanë pasuria prej dhjetëra, madje edhe qindra miliona euro.

Sipas një kalkulimi të thjeshtë të pasurisë të bërë nga mediat 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë pasuri prej rreth 1 miliardë euro.

Padyshim deputeti më i pasur i Kuvendit të Kosovës është lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili ka deklaruar pasuri prej 698.3 milionë euro.

I dyti nga deputetët më të pasur të Kuvendit të Kosovës është Gani Dreshaj i AAK-së, i cili ka deklaruar pasuri prej 87 milionë euro.

Deputeti i tretë më i pasur i Kuvendit është Gazmend Abrashi i AAK-së që ka deklaruar pasuri prej 10.8 milionë euro.

Vetëm tre deputetë të Kuvendit, Pacolli, Dreshaj dhe Abrashi kanë pasuri prej hiç më pak se 800 milionë euro.

Deputetja e LDK-së, Saranda Musliu, ka deklaruar pasuri prej 7 milionë euro, bashkëpartiaku i Musliut, Fatmir Rexhepi, ka deklaruar 2.2 milionë euro pasuri, Pal Lekaj i AAK-së rreth 2 milionë euro, Valon Ramadani i Lëvizjes “Vetëvendosje” ka deklaruar 3.3 milionë euro pasuri, etj.

Përndryshe, derisa pasuria e deputetëve të Kuvendit të Kosovës arrinë në shifrën prej rreth 1 miliardë euro, ndërsa buxheti vjetor i shtetit është mbi 2 miliardë euro.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!