Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAli Ahmeti: 2 gushti të shërbejë si model i barazisë

Ali Ahmeti: 2 gushti të shërbejë si model i barazisë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka shënuar kryengritjen e Krushevës të 2 gushtit 1903 me një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook.

“Kryengritja e 2 gushtit dhe Republika e Krushevës, të cilën po e shënojmë sot, duhet të studiohet shumë më tepër nga historianët dhe të zbardhet karakteri i plotë i saj, në germë dhe në frymë.

Ndarja e barabartë e përgjegjësive kryengritëse dhe më pastaj edhe e atyre qeverisëse 117 vite më parë duhet të shërben si model i largimit të ngarkesave dhe primesave në perendim e sipër hegjemoniste mbi përpjekjet e përbashkëta për liri dhe për jetë më të mirë në vendin e përbashkët.

Manifesti i Krushevës i vitit 1903 është përcaktim unifikues për shtet të përbashkët po aq sa është edhe Marrëveshja e Ohrit e vitit 2001.

Paragjykimet e imponuara ekzistojnë edhe sot dhe është detyrim për ne që të punojmë në drejtim të largimit të tyre duke e prezentuar dhe pranuar të vërtetën e pashtrembëruar për të gjitha proceset aktuale dhe historike të vendit tonë të përbashkët multietnik dhe multikulturor.“ shkruan Ahmeti në Facebook.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!