Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniKSHZ hedh poshtë 1478 ankesa të partisë “E Majta”

KSHZ hedh poshtë 1478 ankesa të partisë “E Majta”

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) e filloi seancën në të cilën i shqyrton dhe vendosë për 2.142 ankesat e shtruara për procedurën e votimit dhe për përmbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve të votimit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Anëtarët e Komisionit i hodhën poshtë 1.478 ankesat prej gjithsej 1.982 të shtruara nga partia “E Majta”, pasi nuk kanë pasur nënshkrim nga personi i autorizuar.

Gjithsej 151 ankesa i shtroi Aleanca për Shqiptarët e cila në zgjedhje doli në koalicion me Alternativën.

Nga ankesat dy i ka VMRO-DPMNE të cilat kanë të bëjnë me përmbledhjen e rezultateve të votimit.

LSDM-ja, siç paralajmëroi, nuk ka shtruar ankesa për këto zgjedhje.

Në KSHZ është shtruar edhe një kërkesë për shqyrtimin e fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi.

Shtruesit e listave kanë të drejtë t’i ankimojnë vendimet e KSHZ-së në Gjykatën Administrative.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments