Sunday, December 28, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniSKANDALOZE/ Qindra qytetarë në Strumicë nuk respektojnë rregullat shëndetësore, zbaviten gjatë pandemisë

SKANDALOZE/ Qindra qytetarë në Strumicë nuk respektojnë rregullat shëndetësore, zbaviten gjatë pandemisë

- Advertisement -

Në Strumicë për dy ditë me radhë janë organizuar festa të mëdha në një klub nate në të cilin janë mbledhur një numër i madh i vizitorëve, të cilët siç shihet në video dhe fotografi nuk respektohen aspak protokollet shëndetësore.

Edhe pse aktualisht ka ndalesë për funksionimin e klubeve të natës, në Strumicë i njëjti klub i natës të premten dhe të shtunën ka organizuar festa, raporton A1on.

Pas ahengut të parë të organizuar ditën e premte, inspektorati i tregut kishte ngritur kallëzime penale, por pavarësisht kësaj, organizimi i mbrëmjeve siç duket po vazhdon.

E gjithë kjo ndodhë kur vendi regjistron shifra të larta të rasteve të reja me Covid-19 në bazë ditore. Në vendin tonë numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me koronavirusin e ri ka shkuar në 9026. Deri dje numri i të vdekurve si pasojë e komplikimeve nga Covid-19 ishte 414, kurse për momentin ka 3885 raste aktive. Në spital po trajtohen 419 pacientë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!