Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKosovëPacienti me koronavirus i mllefosur me Labinot Tahirin që nuk i beson...

Pacienti me koronavirus i mllefosur me Labinot Tahirin që nuk i beson këtij virusi (VIDEO)

Në reportazhin e ​KosovaPress me pamje ekskluzive dhe rrëfime brenda Klinikës Infektive në Prishtinë, mes vuajtjeve të pacientëve dhe rrotull mjekëve e infermierëve njëri pacientë shprehu mllefin e tij ndaj këngëtarit Labinot Tahiri, i cili po vazhdon ta mohojë këtë pandemi dhe ekzistencën e Covid-19 .

“Labin shkoni intervistojeni që del para kamerave e thotë rrena janë këto… Ma mirë tash shumë prej të hënës jam këtu kurrë më mirë se sot nuk kam qenë”, i thotë këto fjalë me vështirësi ky pacient.

Këngëtari Labinot Tahiri në protestën e organizuar nga artistët dhe gastronomët, tha se pandemia Covid-19 nuk ekziston, duke thënë se nëse dikush infektohet nga kjo protestë, është në gjendje të vuajë dënimin me burg.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments