Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAshpërsohen masat në Kosovë, Zemaj paralajmëron sanksione

Ashpërsohen masat në Kosovë, Zemaj paralajmëron sanksione

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj tha se prej sot do të nisin së zbatuari masat e reja të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, për të luftuar përhapjen e koronavirusit, andaj u bëri thirrje qytetarëve që t’i respektojnë ato.

Ministri kosovarë Zemaj tha se ndërmarrja e masave shtesë është bërë për shkak të situatës së krijuar “nga mosrespektimi i masave”, duke shtuar se kushdo që nuk respekton këto rregulla, do të sanksionohet.

“Në mbikëqyrje të zbatimit të masave do të jenë inspektorët e Inspektoratit Sanitar, Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Inspektoratet Komunale, dhe mekanizmat e sigurisë. Komunat do të riaktivizojnë plotësisht shtabet emergjente”, ka thënë Zemaj.

Për sanksionimin e qytetarëve që nuk respektojnë masat, Qeveria e Kosovës thirret në Ligjin për luftimin e sëmundjeve ngjitëse.

Në bazë të këtij ligji, nga 1.000 deri në 8.000 euro mund të ndëshkohen personat fizikë dhe juridikë të cilët nuk e zbatojnë masën e përgjithshme ose të posaçme për mbrojtje nga sëmundjet ngjitëse kur kjo është e domosdoshme.

Megjithatë, Avokati i Popullit të Kosovës, Hilmi Jashari, ka thënë se nuk ka bazë ligjore për ndëshkimin e personave të cilët nuk zbatojnë masat parandaluese dhe rregullat kundër COVID-19.

Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, pati thënë më herët për Radion Evropa e Lirë se në bazë të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse, vepër penale është vetëm nëse ata persona që e dinë se janë infektuar përmes testimit, nuk marrin masa për mospërhapjen e sëmundjes.

Qeveria e Kosovës të dielën vendosi një sërë masash shtesë për të parandaluar përhapjen e sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi.

Në disa qytete ku ka rritje të rasteve të reja me COVID-19, si Prishtina, Prizreni, Ferizaj dhe Vushtrria, do të aplikohet ndalimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 21:00 deri në orën 05:00. Po ashtu, sektori i gastronomisë nuk do të lejohet të punojë në po këtë orar, ndërkaq, jashtë këtij orari, qytetarët mund të shërbehen vetëm në ambientet e jashtme në bizneset e gastronomisë, apo të aplikojnë shërbimin “merre me vete”.

Qeveria po ashtu ka njoftuar se do të rrisë kapacitetet mjekësore në Qendrën Klinike Universitare, por pacientët me COVID-19, mund të dërgohen për shërim edhe në institucionet private shëndetësore, varësisht nga nevoja.

Qeveria mëton të blejë edhe 100,000 teste të virologjisë dhe planifikon të kryejë 500 testime brenda ditës.

Në Kosovë, javët e fundit është shtuar numri i rasteve të reja me koronavirus dhe numri i viktimave.

Vetëm gjatë ditës së diel, në Kosovë u regjistruan 9 vdekje dhe 152 raste të reja me COVID-19.

Marrë parasysh të dhënat e fundit, në Kosovë deri më tani janë regjistruar 3,508 raste pozitive me COVID-19. Prej tyre, 75 pacientë kanë vdekur, 1902 janë shëruar dhe 1,531 janë ende raste aktive.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!