Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiIsh kreu i shërbimit sekret britanik: Koronavirusi, rezultat i eksperimenteve

Ish kreu i shërbimit sekret britanik: Koronavirusi, rezultat i eksperimenteve

Ish-kreu i shërbimit sekret britanik MI6, Richard Dearlove, tha sot se ai dëshiron një diskutim më të hapur për origjinën e pandemisë koronavirus.

Dearlove paralajmëron se ideja se virusi mund të kishte origjinën nga laboratori nuk duhet të hidhet poshtë.

Ai shprehu besimin e tij se virusi që shkakton Covid-19 është krijuar dhe rrodhi aksidentalisht nga një laborator në qytetin kinez Wuhan, ku u identifikuan viktimat e para, raporton SkyNews.

Mendimi i tij kundërshton pikëpamjen mbizotëruese të ekspertëve shkencorë, si dhe shërbimet e inteligjencës amerikane dhe britanike, se koronavirusi SARS-CoV-2 nuk ishte krijuar nga njeriu.

Komentet e Dearlove vijnë pasi një ekip shkencëtarësh nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) përgatitet të udhëtojë në Kinë këtë javë, për të hetuar origjinën e sëmundjes që ka vrarë më shumë se gjysmë milion njerëz në të gjithë botën.

“Unë jam një mbështetës i teorisë se virusi ka origjinën nga Instituti Wuhan”, tha Dearlove, i cili shërbeu si drejtues i MI6 midis viteve 1999 dhe 2004.

“Unë nuk po them asgjë tjetër, përveç që është pasojë e aksidentit dhe se virusi është rezultat i eksperimenteve që janë kryer në Wuhan, dhe të cilat unë nuk mendoj se janë veçanërisht të gabuara,” tha ai.

Sidoqoftë, mendimi i pranuar gjerësisht i shkencëtarëve është se koronavirusi i ri ka shumë mundësi të ketë pësuar mutacione ‘në mënyrë natyrale’.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!