Një ngjarje horror do të trondiste mbrëmjen e djeshme Kombinatin, por jo vetëm. Nëna 56-vjeçare, Zhaneta Josifi dhe njëra prej dy vajzave të saj u gjetën të pajeta në apartamentin e tyre, një vetëflijim ky për hir të ringjalljes.
Besimtare të sekti fetar “Dëshmitarët e Jehovait”, nëna dhe vajzat besonin se vetëvrasja do të mund t’u sillte një jetë të dytë, më të mirë.
Ekspertëve kriminalistë e mjeko-ligjorë, të gjendur në vendngjarje u shprehën se njëra prej viktimave, e bija 30-vjeçare, Anisa kishte disa ditë që kishte vdekur dhe mbahej në banesë, ndërkohë që vajza tjetër, Blerta u dërgua në gjendje të rëndë në spital.
Alarmin për ngjarjen e dha vëllai i Zhaneta Josifit, i cili s’po mundte dot të komunikonte dot me to. Fillimisht në banesë kanë hyrë nga dritarja punonjësit e zjarrfikëses, pasi dera e apartamentit ka qenë e mbyllur nga brenda. Besohet se njëra prej vajzave, që besohet se e ka humbur jetën disa ditë më parë dhe u gjet pjesërisht e dekompozuar, por edhe nëna e ndjerë, kishin shenja të mosushqyerjes.