Nga Nada Dosti
Ndërsa shoqëria vazhdon të merret me debatin “ekziston apo nuk ekziston virusi” kjo është çështja”, disa të tjerë janë të tmerruar nga frika prej panikut që ky virus shkakton, të tjerë konsumojnë pa fund konsipracione në lidhje me temën në fjalë e disa të tjerë kanë vendosur të qëndrojnë neutral duke zgjedhur një rrugë të mesme.
Ndërkohë, në një botë paralele, aty ku njerëzit përpëliten mes jetës dhe vdekjes në beteja të përditshme për mbijetesë, në rresht të parë në luftën kundër Covid19 qëndrojnë heronjtë e vërtetë. Ata nuk kanë kohë për debate të kota shteruese, nuk hedhin baltë përtej tastierës, as shpërndajnë konspiracione prej dy paresh, sepse janë tepër të zënë duke shpëtuar jetë dhe duke lehtësuar sado pak këtë proces rimëkëmbjeje.
Një ndër to është edhe Dashurie Neziri.
Dr. Neziri, është mjeke nga Tetova. Në vitin 2007 përfundoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Vjenës në Vjenë të Austrisë. Po në të njëjtin universitet, përfundon edhe specializimin mjekësor dhe doktoratën duke fituar kështu titullin doktoreshë e shkencave të medicinës. Njëkohësisht, ka punuar si asistente e kërkimit në Klinikën për Mjekësi të Brendshme, Departamenti i Nefrologjisë dhe Dializës, po në të njëjtin universitet spitalor të Vienës. Gjatë kualifikimeve të saja ka publikuar një numër të konsiderueshëm hulumtimesh shkencore të rëndësishme në fushën e saj të specializimit.
Dr. Neziri, prej vitit 2010 e më pas ka punuar si Doktor i Njësisë së Kujdesit Intensiv, ISHP “Filip Vtori”, Shkup. Ndërsa aktualisht është pjesë e stafit të klinikës “Zan Mitrev Klinik” në departamentin e Kujdesit Intensiv. Njësi e cila merret me trajtimin e pacientëve të infektuar me Covid-19.
Dr. Dashurie Neziri