Gazetarja braziliane, Bruna Macedo, e cila punon si korespondente për CNN, ra viktimë e një grabitjeje, ndërsa ishte duke raportuar live për rritjen e nivelit të ujit në lumin në Sao Paulo, për shkak të shirave.
Sikurse shihet edhe nga video, grabitësi e kishte pikasur viktimën e tij edhe ishte duke e parë për rreth dy minuta, para ngjarjes.
Në fillim, gazetarja mendoi se njeriu i pastrehë me kapuç thjesht dëshironte të fliste me të dhe kështu ajo e përshëndeti.
Disa sekonda më vonë, ajo kuptoi se qëllimet e tij nuk ishin vetëm miqësorë, pasi nxori një thikë dhe kërkoi që ajo t’i jepte telefonat e saj celular.
Gazetarja së pari i dha atij njërin, dhe pastaj telefonin e saj të dytë.
Për fat të mirë, gazetarja nuk pësoi lëndime, por ndodhet në gjendje shoku.